Tre orë luftë me flakët, përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kodrën e fshatit Skrevan në bashkinë Dimal.Duke qenë se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha dhe ishte përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, në ndihmë të Repartit Zjarrfikës të Dimalit kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse të Beratit dhe Kuçovës.

Vetëm pas 3-orësh, zjarri është arritur të vihet nën kontroll dhe aktualisht janë duke u monitoruar të gjitha vatrat e tij të nxehta në të gjithë sipërfaqen e kodrës, nga frika e riaktivizimit të ndonjërës prej tyre. Si pasojë e zjarrit janë djegur 10 ha sipërfaqe kodër me pemë e shkurre.

Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri  dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×