
Dy legjionarët kuqezi, Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo, sigurojnë një biletë për në fazën e grupeve në UEFA Champions League, duke i dhënë një shije të veçantë këtij edicioni për tifozët shqiptar. AEK-u i Athinës dhuroi spektakël përballë Levski Sofia duke triumfuar me “poker” golash në sfidën e kthimit. Dy legjionarët zbritën në fushë si titullar dhe për 90-minuta ishin protagonistë duke u vlerësuar respektivisht me notat 7,4 dhe 7,2.
AEK nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim ku brenda 29 minutave realizuan 3 gola të shpejtë. Fillimisht ishte Jovic që hapi siparin e golave, ndërsa më pas stafetën e mori Varga-s, me sulmuesin hungarez që realizoi një “dopjetë” golash. Për të kompletuar “pokerin” e golave mendoi Marin që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
AEK menaxhoi me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi duke festuar për kualifikim në fazën e grupeve në Champions.
and then