“Jo vetëm Mirlinda Karçanaj, dhjetëra zyrtarë të filmuar në zyrë/ Gazetarja ‘zbërthen’ dinamikën e arrestimit: Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Ergys Agasit? SPAK…

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në studion e “News24”, foli për arrestimin e Ergys Agasit.

Gazetaraja Lala ka bërë një pasqyrim të zhvillimeve duke bërë kronologjinë e ngjarjeve, nga hetimet te momentin i ndërhyrjen për arrestimin e Agasit.

Ajo theksoi se Agasi kishte një pushtet të jashtëzakonshme, dhe u përfshi në skandalin e vjedhjes së të dhënave dhe sipas SPAK ishte krijuar një grup i strukturuar kriminal, ku rrëmbeheshin edhe biznesmenë.

“Në momentin që është konstatuar se në automjet ishte Ergys Agasi është zhvilluar edhe operacioni. Policia donte të ishte e sigurt në momentin e ndërhyrjes dhe është ndjekur nga Elbasani. Në momentin që kanë mbërritur në Plepa është rrethuar nga forca të posaçme operacionale, ka qenë dhe forca RENEA. Agasi ka qenë krejt i shkujdesur. Pas arrestimit janë gjetur rreth 4 mijë euro në makinë.

Uljan Shpataraku ishte në kërkim për një sherr që kishte ndodhur në jug ë vendit ku sipas policisë kishte kërcënuar punonjës të hotelit. Shpataraku kemi raportuar se ka një proces penal për rikthimin në polici por kjo tani është çështje pak komplekse.

Ka nisur disa kohë më parë dyshimi se Agasi fshihej në Durrës dhe Elbasan, gjatë një kontrolli që po kryhej nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Do duhej të kishte verifikim të të gjithë pasurive, përfshirë dhe Equos resort dhe do duhet të kontrolloheshin edhe disa vila. Në këtë aspekt është zbuluar automjet shumë luksoz që ndodhej në një nga garazhet e vila luksoze. Ka patur dhe një reagim nga arratia e Agasit, dhe këtu kanë nisur dyshimet se ai fshihej në Shqipëri. Dhe u kuptua se qëndronte mes Tiranës dhe Durrësit. Plani operacional ishte gati dhe po pritej momenti për të ndërhyrë”, tha ajo.

Gjithashtu ajo theksoi se Ergys Agasi, ka pasur ndikim në emërimet kryesisht në Durrës, dhe se sipas saj u arrestua aty ku e konsideronte veten të paprekshëm.

“Ka pasur ndikim në emërimet, kryesisht në qytetin e Durrësit. Kur u shpall në arrati, dhe u shpall zyrtarisht në kërkim, mesa duket gjërat nuk kanë shkuar në favor të tij, sepse nisën të ndryshoheshin drejtues. Pati reagim edhe nga ndërkombëtar, dhe kjo krijoi edhe ngushtimin e lakut për Ergys Agasit. Durrësi, sepse është rritur, ka lidhjet e tij është qyteti ku ka operuar më së shumti. Durrësi është edhe porta kryesore e trafikimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike…pra ishte i volitshëm sepse sillte edhe kapacitet financuar. Flitet për ndikim në SHISH”, nënvizoi Klodjana Lala.

Deklaratat e Berishës?

Klodiana Lala: Nuk marrë përsipër të komentoj deklarata të zotit Berisha. Berisha gjithmonë ka hedhur akuza. Por nuk e shikoj si organizim apo arrestim të kontrolluar. Ky arrestim do t’i shërbejë shumë Prokurorisë së Posaçme. Por disa ministra të Brendshëm janë shkarkuar për shkak të Agasit. Nëse zoti Berisha ka prova, le ti nxjerrë.

Fakti që do ballafaqohet me pamje që ka filmuar vetë në zyrën e vet, do jetë i detyruar të japë shpjegime. Në zyrën e Ergys Agasit nuk është filmuar vetëm Karçanaj, por janë me dhjetëra zyrtarë të tjetër…

Por nëse mund të them ky është momenti kur të gjithë e kanë braktisur dhe nëse do bashkëpunojë apo jo mbetet për t’u parë. Çfarë kanë celularët e Ergys Agasit që janë sekuestruar ditën e djeshme. Kë ka takuar, me kë ka biseduar, janë disa detaje që mund të shërbejnë për shumëçka”, shtoi ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×