Makina luksoze që “mori në qafë” Ergys Agasin! Si nisi “fundi” i biznesmenit dhe detaji që ndihmoi SPAK-un

Operacioni në lidhje me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi është mbajtur top sekret, për vetë rëndësinë që përbën prangosja e tij.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se 3 javë më parë Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara është paraqitur në “Equos Resort” për auditimin e pronave, ku është pikasur makina luksoze e Agasit, makinë e cila ishte në kërkim nga SPAK.

Makina Land Rover Defender ishte në garazhin e një prej vilave.

Duket se kjo ka qenë edhe pikënisja e gjithçka që çoi në lokalizimin dhe kapjen e Agasit, edhe pse në rrugë zyrtare kjo nuk është verifikuar.

Agasi është transferuar mbrëmë nga drejtoria e Policisë në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku edhe do të qendrojë në orët në vijim derisa të thirret nga GJKKO për t’iu komunikuar masa e sigurisë.

Sot është takuar me avokatin Maks Haxhia që pretendon se nuk i është vënë në dispozicion dosja hetimore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×