U arrestua dje në Durrës, SPAK sekuestron makinën luksoze të Ergys Agasit, ishte fshehur në garazhin e një vile në “Equos Resort”

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar makinën luksoze të Ergys Agasit. Bëhet fjalë për automjetin tip Land Rover Defender
Makina ishte në kërkim dhe ishte fshehur në garazhin e një prej vilave te “Equos Resort”.

Agasi u arrestua dje në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Arrestimi u krye në Durrës, në zonën e Plepave, në një operacion të zhvilluar nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me BKH-në dhe SPAK-un. Sipas raportimeve, Agasi u lokalizua teksa udhëtonte me një automjet. Në të njëjtin automjet ndodhej edhe Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u arrestua gjatë operacionit.

Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest në kuadër të hetimeve të SPAK për procedurat e prokurimeve të AKSHI-t.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×