“Do t’i drejtohemi UEFA-s”, Daja shpërthen ndaj gjyqtarit, Bardhi jep premtimin e madh: Tani mendjen te titulli

Nuk e priti mirë këtë eliminim përballë Pafos, në këtë formë, trajneri i Dinamo City, Ilir Daja. Në konferencë për shtyp, Daja shpërtheu në kritika ndaj gjyqtarit të takimit, ndërsa shtoi se do t’i drejtohen UEFA-s me një notë ankesë:

“Nuk kam parë kurrë një arbitër të tillë në Europë, goli i parë ishte faull, lojtari ynë u gjakos. Gjërat që kam parë këtu janë të nivelit më të ulët që kam hasur në karrierën time. Mund të vërtetoj gjithçka. Do t’i dërgojmë video UEFA-s me gjithçka, madje edhe çfarë ka ndodhur jashtë ndeshjes”, u shpreh Daja.

I kënaqur më këtë rrugëtim të ekipit të tij në Europë u shfaq presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi. Në një mesazh drejtuar ekipit dhe stafit teknik, Bardhi shtoi se ekipi meriton respekt për atë që dha në fushë:

Reagimi I Bardhit
Reagimi I Bardhit

“Ky rrugëtim duhet të na bëjë më të fortë dhe më të bindur për atë që mund të arrijmë së bashku. Tani mbyllim kapitullin europian dhe gjithë energjinë tonë e drejtojmë te kampionati. Dinamo ka një objektiv të madh përpara: të luftojë për t’u rikthyer aty ku i takon, te titulli kampion”, lexohet ndër të tjera në reagimin e presidentit të Dinamo City.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×