
Marko Beceki dhuroi një paraqitje të shkëlqyer të premten në para-kualifikueset e Çmimit të Madh të Aragonit. Piloti italian e mbylli sesionin në vendin e parë, duke vendosur edhe rekordin e ri të pistës me kohën 1’45”455.
Ai ishte vetëm 10 të mijtat e sekondës më i shpejtë se më i vogli i vëllezërve Markez, Aleksi, ndërsa Mark Markez u rendit i treti, vetëm 38 të mijtat pas Becekit. Në vendin e shtatë u klasifikua lideri i kampionatit botëror dhe njëkohësisht shoku i skuadrës së Becekit, Horge Martin. Ndërkohë, Peko Banjaja nuk shkoi më larg se vendi i 13-të. Në një fundjave ku Dukati po dominon në Aragon, me katër pilotë në pesë pozicionet e para, ishte Marko Beceki me Aprilian ai që arriti t’i linte të gjithë pas.
Italiani kryesoi para-kualifikueset, duke vendosur edhe rekordin e ri të pistës, 1’45”455, përpara Aleks dhe Mark Markezit. Ky i fundit u shfaq në formë të mirë, pavarësisht disa shqetësimeve në krah. Megjithatë, për korrektësi, duhet theksuar se piloti më i madh i vëllezërve Markez nuk e zhvilloi xhiron e fundit me gomë të re, duke preferuar të dilte në pistë me një gomë që ishte përdorur më parë. Në vendin e katërt u rendit Fabio Di Xhanantonio, me 299 të mijtat e sekondës vonesë, përpara Fermin Aldeguerit, i pesti me një diferencë prej 440 të mijtash. Më shumë vështirësi pati lideri i klasifikimit, Horge Martin, i cili e mbylli sesionin në vendin e shtatë, me 572 të mijtat pas kreut.
Megjithatë, piloti spanjoll bëri një hap të rëndësishëm përpara krahasuar me FP1, ku ishte renditur vetëm në vendin e 18-të. Vështirësitë vazhdojnë edhe për Banjajan. Piloti italian e përfundoi sesionin në vendin e 13-të, më shumë se një sekondë pas Becekit, çka do ta detyrojë të kalojë nga Q1 në kualifikimet e së shtunës për të siguruar një vend në Q2. Dhjetëshen e parë, dhe për rrjedhojë edhe kualifikimin e drejtpërdrejtë në Q2, e plotësojnë Raul Fernandez, Pedro Akosta, Franko Morbideli dhe Johan Zarko.
Për t’u veçuar ishte rikthim në pistë i Zarkos, pas tre muajsh mungesë, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në Barcelonë. Për sa i përket axhendës, sot në orën 10:45 do të nisin kualifikueset, ndërsa në orën 14:55 Sprinti. Çmimi i Madh i Aragonit do të startojë të dielën në orën 14:00.
ARAGON/PARAKUALIFIKUESET
PILOTI KOHA
1 Marko Beceki 1:45.455
2 Aleks Markez 1:45.465
3 Mark Markez 1:45.493
4 Fabio Di Xhanantonio 1:45.754
5 Fermin Aldeger 1:45.895
6 Raul Fernandes 1:45.959
7 Horge Martin 1:46.027
8 Pedro Akosta 1:46.064
9 Franko Morbideli 1:46.218
10 Johan Zarko 1:46.298
11 Diogo Moreira 1:46.308
12 Luka Marini 1:46.376
13 Françesko Banjaja 1:46.487
14 Fabio Kuartararo 1:46.618
15 Joan Mir 1:46.623
16 Aleks Rins 1:46.704
17 Enea Bastianini 1:46.949
18 Bred Binder 1:47.009
19 Xhek Miller 1:47.093
20 Pol Espargaro 1:47.188
21 Toprak Razgatlioglu 1:47.357
22 Lorenco Savadori 1:47.709
BOTËRORI 2026
PILOTI PIKËT
1 Horge Martin 240
2 Marko Bexeki 209
3 Ai Ogura 203
4 Mark Markez 200
5 Fabio Di Xhanantonio 199
6 Raul Fernandez 184
7 Pedro Akosta 163
8 Françesko Banaja 143
9 Aleks Markez 106
10 Luka Marini 86
11 Fermin Aldeger 76
12 Enea Bastianini 76
13 Brad Binder 72
14 Fabio Kuartararo 59
15 Diogo Moreira 54
16 Franko Morbideli 53
17 Zohan Zarko 34
18 Joan Mir 29
19 Xhek Miller 22
20 Aleks Rins 21
21 Toprak Razgatlioglu 13
22 Maverik Vinjales 10
23 Iker Lekuona 9
24 Augusto Fernandez 5
25 Pol Espargaro 2
and then