Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve/ Tre vatra zjarri në Madhesh të Matit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Tre vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Madhesh, në njësinë administrative Ulëz, Bashkia Mat. Për shuarjen e flakëve drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse të Burrelit, punonjës të Bashkisë Mat, si dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Tre vatrat ndodhen në një distancë prej rreth një kilometri nga njëra-tjetra, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Terreni i vështirë malor po e bën të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren. Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun që zjarri të marrë përmasa më të mëdha.

Për shkak të situatës së vështirë, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×