Në Europian me Shqipërinë dhe provoi Superioren, futbollisti i Kombëtares bëhet gati për firmën në Itali

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, po bëhet gati për një tjetër aventurë në Itali. Kohët e arta duket se kanë kaluar, pasi Veseli, tashmë ka pranuar që të zbresë një kategori më poshtë se ku ka luajtur në vitet e fundit.

Mbrojtësi ka mbyllur kontratën me ekipin e Sudtirol në Serinë B dhe sipas mediave italiane, ka refuzuar ofertën e Trevisos për t’iu bashkuar kësaj skuadre. Ai ka gjetur ndërkohë akordin me Livornon dhe pritet që të transferohet atje në orët e fundit të merkatos së verës.

Mbrojtësi 33-vjeçar ka luajtur 44 ndeshe me Shqipërinë dhe e ka përfaqësuar atë edhe në Euro 2016, duke qenë padyshim surpriza e madhe listës së De Biazit për atë edicion. Në karrierën e tij, Veseli ka luajtur edhe me Egnatian për një gjysmë sezoni në Superiore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×