Nisje perfekte edhe për Atalantën, Samardzic i dhuron 3 pikë bergamaskëve në “frymën e fundit”

Edhe Atalanta i ka bërë një stat perfekt sezonit në Serie A me 2 fitore pas 2 javëve të para. Skuadra bergamaske mundi në frymën e fundit 1-0 Bolognën, duke siguruar 3 pikë shumë të çmuara.

Bologna ishte skuadra më kërkuese gjatë ndeshjes dhe pati disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh.

Edhe në fraksionin e dytë, miqtë vazhduan të kërkonin golin. Në fund, Bernardeschi pati një tjetër mundësi të artë, por sërish u përball me një Carnesecchi në formë të shkëlqyer.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit pa gola, erdhi goditja vendimtare. Në minutën e 96-të, Samardzic goditi nga distanca me të majtën, ndërsa Skorupski nuk mundi ta ndalonte topin të përfundonte në rrjetë.

Përfundoon 1-0 për Atalantën, që siguron tri pikë në ekstremin e ndeshjes dhe ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve. Ndërsa Bologna, ndërkohë, mbetet ende pa pike pas dy javëve të para.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×