Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026”

Briken Caja dhuron spektakël në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, me peshëngritësin kuqezi që siguroi dy medalje, ar dhe bronz. Sportisti i Team Albania ishte në një formë të fantastike, duke dominuar garën në peshën 75 kg.

Në shkëputje, Calja realizoi tri prova të pastra, duke ngritur 147 kg, 152 kg dhe 154 kg. Një paraqitje e jashtëzakonshme që i siguroi medaljen e artë, ndërsa njëkohësisht theu 3 rekorde mesdhetare.

Ccccc
Ccccc

Në shtytje, Briken Calja ngriti 184 kg dhe theu rekordin mesdhetar në këtë stilit që i siguroi medalje të bronztë. Me këtë “dopjetë” medaljesh të Briken Caljas, Shqipëria ngjitet në kuotën e 5 medaljeve në Lojërat Mesdhetare “Taranto2026”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×