
Edin Džeko do t’i japë fund aventurës së tij me Kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës.
Sulmuesi 40-vjeçar ka njoftuar se ndeshja ndaj Suedisë, më 2 tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve, do të jetë paraqitja e tij e fundit me fanellën kombëtare.
Džeko e bëri të ditur vendimin përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar fanellën e përfaqësueses si një prej krenarive më të mëdha të karrierës së tij.
“Asgjë në karrierën time nuk më ka mbushur me aq shumë krenari sa veshja e kësaj fanelle”. Dzeko është rekordmeni i paraqitjeve dhe golave me përfaqësuesen, me 151 ndeshje dhe 73 gola, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme.
Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij me Bosnjën ishte kualifikimi për Kupën e Botës 2014, turneu i parë botëror në historinë e vendit. Džeko ishte gjithashtu pjesë e ekipit në Kupën e Botës 2026.
and then