Zjarr i përmasave të mëdha në Lezhë, flakët përhapen me shpejtësi, rrezik për zonat e banuara

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivacit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.

Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×