Alarm në Qinam të Tiranës/ Zjarr pranë depos së dinamitit, forcat e emergjencës në vendngjarje

Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është aktivizuar në fshatin Qinam të Tiranës, pikërisht pranë një depoje ku ruhen lëndë plasëse, duke ngritur në alarm të menjëhershëm autoritetet dhe shërbimet e emergjencës.

Sapo është dhënë alarmi për afërsinë e flakëve në vendngjarje kanë mbërritur forca të Policisë së Shtetit, mjete të shërbimit zjarrfikës si dhe autoambulanca.

Efektivët po punojnë me intensitet në terren për vënien nën kontroll dhe izolimin e shpejtë të vatrës së zjarrit, me qëllim shmangien e çdo rreziku për shpërthim apo pasoja të rënda për zonën rrethuese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×