
Avokatët e huaj të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë kërkuar të zhvillojnë një takim me të në qeli, takim që pritet të mbahet më 10 shtator.
Sipas informacioneve, qëllimi i takimit është nënshkrimi i kërkesës për apelim të çështjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Firma e vetë Erion Veliajt është e nevojshme për dërgimin e kërkesës, ndaj avokatët e huaj pritet të takojnë kryebashkiakun në ambientet e paraburgimit.
Takimi pritet të shërbejë për përfundimin e procedurave të nevojshme ligjore dhe formalizimin e ankimit që synohet të depozitohet në Strasburg.
Ndërkohë, vijon procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa mbrojtja e tij ka ndjekur edhe rrugët e ankimit në instancat përkatëse.
and then