Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë

Eliminimi nga Kupa e Brazilit është shoqëruar me polemika për Neymarin. Santos doli jashtë kupës nga Palmeiras, ndërsa ylli brazilian u detyrua të largohej nga fusha që në përfundim të pjesës së parë, për shkak të një shqetësimi muskulor.

Pas ndeshjes, Neymar kritikoi ashpër gjendjen e fushës në stadiumin Vila Belmiro, duke e cilësuar si më të keqen që ka parë ndonjëherë te Santos. Braziliani akuzoi mirëmbajtësit se terreni ishte lënë me gropa pas punimeve të kryera vetëm një ditë para sfidës.

Neymar theksoi gjithashtu se, sipas tij, gjendja e fushës ndikoi në dëmtimet e lojtarëve, pasi tre futbollistë të Santos u detyruan të linin fushën që në pjesën e parë.

Postimi Neymar
 

Ndërkohë, edhe Palmeiras reagoi me ironi, duke mbrojtur cilësinë e fushës së saj dhe duke nënvizuar se skuadra ka pasur një nga nivelet më të ulëta të dëmtimeve në Serie A braziliane gjatë viteve të fundit.

Sa i përket gjendjes së tij, Neymar pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×