Situata dramatike në Himarë nga zjarret/ Digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

Vijon të jetë e rënduar situata në Himarë, ku zjarri po përparon me shpejtësi dhe ka përfshirë një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe shtëpitë e tjera në zonë.

Forcat zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren, ku po punojnë për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ndërhyrja po vështirësohet nga era e fortë dhe terreni i vështirë, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve.

Forcat në terren po përqendrohen në mbrojtjen e banesave dhe pronave pranë zonës së përfshirë nga zjarri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×