VIDEO/ Zjarri në Zall Herr, Bashkia e Tiranës dërgon mjetet për shuarjen e flakëve

Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë pas denoncimit të qytetarëve të ardhur në redaksinë e për një vatër zjarri në Zall Herr.

Bashkia ka dërguar mjete për shuarjen e flakëve, ndërkohë që një ekskavator ka hapur rrugën për mjetet zjarrfikëse.

Më parë banorët e zonës denoncuan se nuk kishte mbërritur asnjë ekip për të ndërhyrë dhe shuar flakët.

Zona e Zall-Herrit është përballur edhe më herët me vatra zjarri, duke u renditur ndër zonat problematike sa i përket përhapjes së flakëve gjatë periudhës së verës.

Ende nuk dihet sipërfaqja e përfshirë nga zjarri apo nëse flakët rrezikojnë banesat përreth.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×