A do të ketë një kërkesë të re për arrestimin e Ballukut? Klodiana Lala zbardh detaje nga aksioni i fundit i SPAK: Pasuritë e sekuestruara dyshohet se…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga aksioni i fundit i SPAK, i cili ka sekuestruar pasuri të tjera që dyshohet se i përkasin në mënyrë të tërthortë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një lidhje live për News24, Lala tregoi ekskluzivisht për lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndërsa dukshëm rëndohet pozita e Ballukut.

“SPAK ka sekuestruar pasuri në zonën e Palasës. Ato dyshohet se zotërohen në mënyrë të tërthortë nga Balluku. Vendimi është firmosur nga prokurori Erion Çela. SPAK nuk ka dhënë shpjegime për pasuritë e sekuestruara dhe se si është certifikuar që këto pasuri disponohen në mënyrë të tërthortë nga balluku. Më herët janë sekuestruar dhe pasuri të tjera në këtë zonë. Provat janë gjetur dhe në disa celularë. Oficerë të BKH janë duke bërë sekuestrim të pasurive që më pas do të bllokohen. SPAK është duke hetuar Ballukun për korrupsion, për Tunelin e Llogarasë dhe për Unazën e re. SPAK më herët sekuestroi një vilë luksoze në Dhërmi që dyshohet se i përket ballukut. Deri më tani nuk ka informacione nëse do të ketë një kërkesë të re për arrestimin e Ballukut, ndërsa zoti Braho nuk e ka përjashtuar. Në hetime janë dhe disa biznesmen që dyshohet se bashkëpunonin me Ballukun për fshehje pasurie. Vila në fjalë dyshohet se është bërë nga Balluku gjatë kohës që punonte në Albcontrol.”, tha Lala.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×