Risia e Partizanit para derbit, ja çfarë do të ndodhë me Valentino Muratajn

Valentino Murataj do të shfaqet sot në intervistë përpara gazetarëve. Murataj do të flasë si risi, tri ditë përpara sfidës me Dinamon.

Një intervistë e cila u mendua nga klubi, për t’u dhënë mundësinë mediave që të marrin më tepër informacion. Asgjë tjetër e pazakontë, ndërsa të kuqtë vazhdojnë përgatitjet.

Kujtojmë se Murataj ishte titullar dhe kapiten për Partizanin ndaj Vllaznisë. Ishte një fitore 2 me 3 në transfertën e Shkodrës, që ka shtuar entuziazmin në kampin e “demave” para debit.

Partizani regjistron 2 pikë më pak se Dinamo e vendit të tretë. Një dyshe e cila sjell kujtime nga edicioni i kaluar ku të dyja ekipet luftonin për një vend në “Final Four”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×