
Pas më shumë se 1 ore, Olsi Eftimi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Arkitekti i njohur mbërriti në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimeve ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Gjithashtu në SPAK u paraqit edhe Alban Eftimi.
Thirrja e dy emrave të njohur të fushës së arkitekturës dhe projektimit vjen në kuadër të zgjerimit të hetimeve pasuritore dhe proceduriale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, mbi të cilën rëndojnë akuza të rënda për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tenderat publikë.
and then