
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të masave për garantimin e sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, është konstatuar një rast i mbajtjes së një sendi të ndaluar në IEVP Peqin.
Kontrollet janë zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Gjatë kontrollit të sendeve personale të të burgosurit me inicialet F. Ç., shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar një aparat celular, i cili nuk lejohet të mbahet nga personat e dënuar apo të paraburgosur brenda institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
Pas konstatimit të rastit, janë kryer veprimet e para procedurale, ndërsa F. Ç. është arrestuar në flagrancë.
Ndaj tij janë referuar veprimet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, parashikuar nga neni 324/a, pika 2, i Kodit Penal.
Autoritetet vijojnë procedurat e mëtejshme ligjore për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive, ndërsa kontrollet në institucionet penitenciare synojnë parandalimin e futjes dhe përdorimit të sendeve të ndaluara, në funksion të ruajtjes së sigurisë dhe rendit brenda tyre.
and then