Atentati dje në Sarandë/ Ministri Demo ‘shkund’ strukturat e policisë, urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues

Zbardhet takimi i ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Demo, me drejtuesit e policisë në qarqe.

mëson se fokusi i takimit ka qenë ngjarja në Sarandë, ku dje u vra në një atentat Artan Myrtaj.

Gjatë fjalës së tij Demo ka qenë i ashpër me drejtuesit e policisë, ndërsa ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës. Po ashtu ministri udhëroi që të krijohet një Task Forcë për hetimin e krimit në këtë qytet.

Sipas Demos, kjo Task-Forcë do të përbëhet nga 10 persona, që do të jenë të stacionuar në Sarandë për hetimin e ngjarjeve kriminel atje.

“Të rritet sigurua në shkolla. Dua një plan të detajuar për territorin”, mësohet t’i jetë drejtuar kryepolicit Skënder Hita.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×