
“Ka një ide se çfarë dëshiroj të bëj, do të respektoj kontratën dhe më pas do të shohim”. Kështu u shpreh mes lotësh Lionel Scaloni, pas përfundimit të “FIFA2026”, kur u pyet në lidhje me të ardhmen e tij, por që nga ajo kohë situata ka ndryshuar. Fillimisht mediat shkruanin se Scaloni do të largohej nga Argjentina, së bashku me Messin, për t’i dhënë jetë një kapitulli të ri në ekipin përfaqësues, por nga Argjentina tani sjellin një skenar të ri. Këtë periudhë palët janë afruar sërish, jo vetëm kaq, por janë shumë pranë rinovimit të kontratës.
Federata Argjentinase i ka ofruar Scalonit një kontratë të re deri në vitin 2028, pra deri në përfundim të Copa Amerika 2028, me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera, deri në përfundim të Botërorit “FIFA2030”.
Në pritje të firmës mbi kontratën e re, Scaloni ka nisur menjëherë të mendojë për të ardhmen, i ka dhënë rrugë një revolucioni të rëndësishëm ku për miqësoret e radhës kundër Bolivisë, Burkina Faso dhe Benin, ka ftuar në ekipin përfaqësues lojtarë si Franco Mastantuono, Gianluca Prestianni, Agustín Giay, Matías Soulé, Valentín Gómez ed Equi Fernández, lojtarë që konsiderohen si e ardhmja, gjithashtu ka ftuar për herë të parë edhe katër lojtarë të rinj.
Scaloni u ul në krye të ekipit përfaqësues në vitin 2018 dhe në këto 8 vite ka fituar 4 trofe: 2 Copa Amerika, 1 Finalissima dhe 1 Botëror.
and then