
Një aksident ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit.
Makina është përplasur me barrierën e betonit dhe më pas ka goditur një mjet të parkuar në atë të rrugës.Si pasojë e përplasjes janë lënduar çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në mjet.
Të plagosurit u transportuan në spitalin e Lushnjes , ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar drejt Traumës për mjekim më të specializuar.
Policia në vendngjarje po dokumenton të dhënat dhe pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e aksidentit.
and then