“Martinez na pëlqen”, Deco trazon sërish Inter, “demi” në listën e Barçës

Në ditët e fundit të merkatos, emri i Lautaro Martinez qarkulloi fuqishëm në shtëpinë e Barcelonës, si një plan B, në një kohë kur opsioni i tyre kryesor, Julian Alvarsz u zbeh përfundimisht. Me bekimin e Hansi Flick, “bomberi” argjentinas shihej si pasuesi i Robert Lewandowkit, duke shtyrë drejtuesit e Barçës të kërkonin informacione në lidhje me Martinez, por ky transferim, në ditët e fundit të merkatos, praktikisht ishte i pamundur. I pyetur më pas në lidhje me interesimin e Barcelonës, Martinez u shpreh: “Është një nder të kërkohesh nga një klub kaq i madh, por nuk kam menduar kurrë të largohem nga Milano”, theksoi Martinez.

Për të ndezur edhe një herë këtë pistë, për të trazuar ambientin zikaltër, mendoi Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco: “Për respekt ndaj tij dhe klubit, në momentin kur na u komunikua dëshira për të mos i hapur këto negociata, ne nuk shkuam më tej. Lautaro është një lojtar fantastik, një idhull tek Inter, kapiten dhe legjendë e këtij klubi. Është e vërtetë që në momentin kur u hodhëm në merkato për të gjetur një sulmues, Lautaro ishte pjesë e listës së dëshirave pasi plotëson të gjithë karakteristikat që ne kërkojmë. E përsëris, nuk folëm as me lojtarin as me agjentin e tij, por e vërteta është që ai na pëlqen shumë si lojtarë”, u shpreh Deco, duke lënë të kuptohet se Barça mund t’i rikthehet edhe një herë pistës Lautaro gjatë janarit, gjithnjë nëse Julian Alvarez do të vijojë të jetë një “mollë e ndalur”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×