VIDEO/ Tifozët në mbështetje të kombëtares, atmosferë elektrizuese në “Air Albania” para ndeshjes

Pak para startit të ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi, atmosfera në “Air Albania” është elektrizuese. Tifozët kuqezi janë mbledhur në stadium duke krijuar një mbështetje të veçantë për Kombëtaren shqiptare, në prag të nisjes së Nations League.

Flamujt kuqezi, këngët dhe brohoritjet kanë shoqëruar minutat para fillimit të sfidës, ndërsa pritshmëritë janë të larta për 90 minutat që do dhurojnë emocione.

Pamjet nga atmosfera para ndeshjes tregojnë entuziazmin e tifozëve shqiptarë, të cilët si në çdo takim, ashtu edhe ndaj Bjellorusisë, do mbështesin kuqezinjtë. Shqipëria synon fitoren në këtë takim.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×