FOTO/ I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh, Valentin Ftoni 

Një operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane të zbatimit të ligjit ka çuar në pranga në Nju-Jork një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tri vrasje të kryera në Qarkun e Shkodrës.

Në kuadër të bashkëpunimit me agjencinë federale amerikane DSS/OCIU pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, si dhe dy agjencive federale USMS (Shërbimi i Marshallëve të SHBA) dhe ICE (Agjencia e Emigracionit dhe Doganave), u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 52-vjeçarit Valentin Ftoni.

  • foto galeri

Ftoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2001. Hetimet zbuluan se ai ishte larguar nga Shqipëria duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në SHBA, ku më pas përdorte edhe një tjetër identitet të rremë të marrë nga një vend i Amerikës Qendrore.

Më 28 shtator 2001, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen me paramendim në bashkëpunim të shtetasve Gj. M. dhe A. M., ngjarje e ndodhur më 19 shtator 2000 në fshatin Ças të Velipojës për motive gjakmarrjeje.

Më 18 nëntor 2008, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar sërish me 25 vjet burgim për vrasjen me paramendim të shtetasit G. T., të kryer më 12 gusht 2001.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×