Hyn në histori në Serie A, statistikë e veçantë e Zhegrovës

Edon Zhegrova ka regjistruar një statistikë interesante në ndeshjen mes Juventusit dhe Cagliarit, ku u aktivizua si zëvendësues.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Tuttomercatoweb”, që nga sezoni 2004/05, kur Serie A nisi të zhvillohej me 20 skuadra, vetëm dy futbollistë të tjerë të aktivizuar nga banka rezervë kishin arritur të regjistronin nga pesë goditje në kuadratin e portës brenda një ndeshjeje.

Kjo statistikë e veçon paraqitjen e sulmuesit dardan, i cili, pavarësisht se nuk e nisi ndeshjen si titullar, arriti të linte gjurmë me aktivizimin e tij.

Paraqitja e tij ndaj Cagliarit dëshmon ndikimin që mund të ketë në lojën e Juventusit edhe kur futet nga stoli, duke konfirmuar rrezikshmërinë e tij në fazën sulmuese.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×