
Goditje e fortë për Milan, me “djallin” kuqezi që humbet shërbimet e Matteo Gabbia-s. Mbrojtësi doli me barelë në sfidën kundër Sassuolo-s duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një dëmtim serioz, fakt që e pranoi edhe trajneri Amorim. Për fat të keq, rezonanca magnetike vërtetoi pikërisht versionin që stafi mjekësor i druhej më shumë. Gabbia ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.
Në komunikatën për mediat, klubi i Milan nuk përcaktoi kohën e rikuperimit pasi kjo është e paqartë dhe është e lidhur ngushtë me mënyrë që lojtari dhe stafi do të zgjedhin për të nisur rikuperimin, ose më saktë do të vendosin apo jo t’i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas mediave italiane, e sigurt është se Gabbia ka mbyllur vitin 2026.
and then