Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 5-të, Gugash Magani trajneri më i mirë

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 5-të të kampionatit të Kategorisë së Parë, duke vlerësuar futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundjavës.

Formacioni i javës është ndërtuar sipas skemës 1-3-5-2 dhe përfshin lojtarë nga disa prej skuadrave pjesëmarrëse në këtë kampionat.

Në portë është përzgjedhur Arlis Shala i Kastriotit, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Blerim Kotobelli i Flamurtarit, Stivian Janku i Besëlidhjes dhe Aurel Marku i Bylisit.

Në mesfushë janë përfshirë Fatmir Prengaj i Besës, Igli Rrapi i Burrelit, Mateo Shanaj i Pogradecit, Arlind Leshi i Bylisit dhe Thierno Barry i Flamurtarit. Në repartin ofensiv, dyshja e sulmit përbëhet nga Mario Beshiraj i Kastriotit dhe Manfredas Ruzgis i Besës.

Vlerësimi për trajnerin më të mirë të javës së 5-të i është dhënë Gugash Maganit të Besës.

Java e 5-të u mbyll me pesë fitore dhe një barazim, ndërsa Pogradeci kryeson kampionatin me 11 pikë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×