
Klubi i Trabzonsporit mund të shtojë radhët e tij me një tjetër futbollisti shqiptar. Bëhet fjalë për Arda Kurtulan, i cili po shkëlqen me fanellën e Goztepe në Superligën turke.
Kurtulan ka spikatur si një anësor i djathtë me ekipin e Superligës turke dhe shihet si një nga futbollistët më të mirë të rolit të tij në kampionat. Për këtë arsye, mediat turke bëjnë të ditur se Trabzonspor e sheh si një përforcim për merkaton e janarit dhe ka bërë gati që tani një ofertë për transferimin e futbollistit.
Për të marrë lojtarin, klubi ku bën pjesë edhe Ernest Muçi, është gati të shpenzojë para, por edhe të ofrojë si pjesë të paketës dy futbollistë që ka aktualisht jashtë planeve, Cihan Çanak dhe Umut Najir. Klubi është gati të shpenzojë rreth 7-8 milioënë euro për kartonin e tij, pasi beson se Kurtulan mund të jetë një vlerë e shtuar për ekipin.
Futbollisti 23-vjeçar ka luajtur me ekipin Shpresa të Shqipërisë, por më pas nuk është ftuar asnjëherë nga Kombëtarja A në këto vite edhe pse është përmendur shpesh emri i tij si një opsion i mundshëm për të veshur fanellën kuqezi. Në këto dy sezone, ai ka luajtur 38 ndeshje me fanellën e Goztepe, duke shënuar 5 gola e dhënë 3 asiste, i aktivizuar si mbrojtës apo mesfushor i djathtë.
and then