“Jemi më të dobët se pushteti, ndaj po përdorim këtë metodë”/ Protestuesi: Policia të mbajë përgjegjësi, pamë të rinj e të moshuar të tërhiqeshin zvarrë

Një prej të rinjve pjesëmarrës në protestën para Ministrisë së Arsimit deklaroi për gazetaren Klodiana Lala se kjo është mënyra e tyre e reagimit ndaj qeverisë ‘Rama’, ndërsa dënoi sjelljen e policisë.

“Ne jemi më të dobët, nuk kemi kaq fuqi sa pushteti. Ndaj ne po përdorim këtë metodë. Policia duhet të zbatojë ligjin”, u shpreh protestuesi.

Ai ngriti shqetësimin për atë që, sipas tij, ka ndodhur gjatë protestës së një dite më parë, duke pretenduar se efektivët kanë tërhequr zvarrë një të ri, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, si dhe persona të moshuar.

“Kemi parë një djalë që tërhiqej zvarrë dhe i thyhej këmba, kemi parë të moshuar që tërhiqeshin zvarrë. Kemi parë fëmijë të dëmtuar dhe të moshuar. Policia duhet të jetë e kujdesshme dhe të mbajë përgjegjësi”, deklaroi ai. Protesta studentore vijon në Tiranë, ndërsa situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×