Live minutë pas minute! Tensione te Banka e Shqipërisë, hidhet gaz lotsjellës, policia bëhet gardh te selia e PS-së

Tensionet vijojnë në rrugën pranë Bankës së Shqipërisë, ku protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë, forcat e policisë qëndrojnë në gatishmëri dhe, herë pas here, kundërpërgjigjen duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Situata paraqitet e tensionuar edhe në disa rrugë të tjera të Tiranës, të cilat lidhen me Rrugën e Durrësit, ku vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Po ashtu policia është bërë gardh te selia e PS-së.

Tensionet janë shtrirë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa protesta vijon mes hedhjes së mjeteve piroteknike dhe përdorimit të gazit lotsjellës.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×