“Rrufe në qiell të hapur” për Interi-n, Lautaro dëmtohet e do të qëndroj jashtë 1 muaj, kapiteni humbet derbin

“Rrufe në qiell të hapur” për Interin. Kapiteni Lautaro Martinez është dëmtuar e do të qëndroj jashtë fushave afro 1 muaj. Njoftimi zyrtar i Interit: “Lautaro Martinez iu nënshtrua sot ekzaminimeve klinike dhe instrumentale në Institutin Humanitas në Rozzano. Kontrollet evidentuan një shqetësim muskulor në muskujt përkulës të kofshës së majtë.”

Kapiteni i zikaltërve pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tri javë dhe të rikthehet pas pushimit të kampionateve për ndeshjet e kombëtareve. Në këtë mënyrë, ai do të humbasë edhe derbin ndaj Milanit, që do të luhet më 31 tetor.

Ndeshjet e Interit në vijim:

  • Bologna – Inter, në transfertë, e shtunë, 17 tetor.
  • Inter – Shakhtar Donetsk, e mërkurë, 21 tetor.
  • Inter – Fiorentina, e diel, 25 tetor.
  • Venezia – Inter, në transfertë, e mërkurë, 28 tetor.
  • Milan – Inter, në transfertë, e shtunë, 31 tetor.
  • Feyenoord – Inter, në transfertë, 3 nëntor.
  • Inter – Como, e diel, 8 nëntor.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×