
Të njohur për angazhimin e tyre në çështjet kombëtare, “Tifozat kuqezi” kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën.
Protesta studentore, e cila ka hyrë në ditën e katërt, është shoqëruar me pjesëmarrje masive të të rinjve, të cilët kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama.
Gjatë ditëve të fundit, tubimet në Tiranë janë shoqëruar edhe me përplasje me policinë.
Mbështetja e “Tifozave kuqezi” përbën një tjetër zhvillim në këtë klimë protestash, ku pakënaqësitë e studentëve janë ndërthurur me kritikat ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

and then