“Lini mësimin, bashkohuni me ne!”/ Studentët në Vlorë marshojnë drejt Bashkisë, policia nuk i lejon të hyjnë në shkollën “Ali Demi”

Protesta e studentëve dhe të rinjve në Vlorë vijon përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, ndërsa protestuesit u kanë bërë thirrje edhe nxënësve të gjimnazit “Ali Demi” që t’u bashkohen tubimeve kundër qeverisë.

Gjatë marshimit, studentët janë ndalur pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Ali Demi”, ku u kanë kërkuar nxënësve të lënë përkohësisht mësimin dhe të bëhen pjesë e protestës. Megjithatë, prania e forcave të policisë nuk ka lejuar hyrjen e protestuesve në ambientet e shkollës.

Pas ndalesës pranë gjimnazit, marshimi i studentëve dhe të rinjve ka vijuar në drejtim të Bashkisë së Vlorës, ku pritet të vazhdojnë protestën e tyre.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×