
Protestës së të rinjve i janë bashkuar edhe nxënës në Lezhë, ku një grup gjimnazistësh, kryesisht nga shkolla “Hydajet Lezha”, kanë lënë mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit për të protestuar.
Ndërkohë, në Lezhë është shtuar prania e policisë, me efektivë të vendosur pranë institucioneve kryesore për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin.
Edhe në Fier pritet të zhvillohet një protestë. Forcat e policisë janë pozicionuar në sheshin qendror të qytetit, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.
Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e gjimnazistëve janë paraqitur në shkollë pa çanta, në një lëvizje që lidhet me protestën e paralajmëruar.
Mësimin e kanë bojkotuar edhe nxënësit në Kamëz, që pritet të nisen drejt Tiranës.
and then