
Në Gjykatën Penale po zhvillohen seancat për caktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar gjatë ditës së dytë të protestës.
Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës, e cila do të shqyrtojë kërkesat për masat e sigurisë ndaj tyre.
Bëhet fjalë për 55 persona që do të dalin para 3 gjyqtarëve të gatshëm për t’u njohur me provat e prokurorisë. Prokuroria pretendon se ata kanë ushtruar akte të dhunshme, duke goditur me gurë policinë. Ka dhe dëshmi sipas tyre të punonjësve të lënduar. Protestuesit pretendojnë se nuk kanë ushtruar akte të dhunshme, dhe se kanë protestuar, si e drejtë legjitime në një shtet demokratik.
Ndërkohë në ditën 3 të protestës ka pasur shumë të arrestuar, ndërsa nesër pritet të dalin në gjykatë për masën rreth 100 persona. Kujtojmë se prej 4 ditësh po mbahen protesta masive në Tiranë dhe në rrethe, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë.
and then