“Synimi 3 pikët, besoj te ekipi”, Maran në konferencë: Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg

Në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij edicioni të UEFA Nations League, trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, doli para mediave në konferencën zyrtare për shtyp.

Tekniku italian i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për gjendjen e skuadrës, përgatitjet e fundit, objektivat e kuqezinjve dhe rëndësinë e këtij takimi në garën për vendin e parë në Grupin C1.

“Fakti që janë kaq shumë në stadium, do të thotë se ata besojnë. Te djemtë kam parë një dëshirë të madhe për të mbajtur këto vlera. Unë i vlerësoj shumë tifozët dhe besimin që kanë te ne. Këtë krenari të madhe që kanë tifozët, ta transmetojmë në fushë me përgjegjësi të madhe, sepse përfaqësojmë diçka të madhe siç është kombi.

Duhet të jemi të bindur në atë që mund të bëjmë ne dhe jo në atë që thonë të tjerët. Unë jam i bindur për atë që kam parë te skuadra. E rëndësishme është çfarë transmetojmë në fushë. Stadiumi plot është stimul për ne.”

 “Mua më intereson Shqipëria dhe synimi im është të marrim tri pikët. Sigurisht, edhe trajneri i Finlandës mund të thotë të njëjtën gjë, por unë kam ekipin tim dhe objektivin tim. Ne duhet të jemi të bindur për atë që mund të bëjmë në fushë dhe të përqendrohemi te vetja.”

Pas ndeshjes me San Marinon e kemi sqaruar këtë çështje: rëndësi ka fitorja dhe jo se kush shënon gol. Edhe pse në pjesën e dytë ndaj San Marinos bëmë një gabim, pasi ulëm ritmin e lojës, lojtarët duhet ta kuptojnë se kjo nuk duhet të përsëritet. Nuk ka nevojë t’ua themi gjithçka. Ndonjëherë gabimet duhen korrigjuar dhe duhet të parandalojmë përsëritjen e tyre, por një skuadër e arrirë është ajo që kupton gabimet dhe gjen sërish rrugën e duhur.

Ne hyjmë gjithmonë në fushë me synimin për të shënuar të parët dhe për të pësuar sa më pak gola të jetë e mundur. Sigurisht, ndeshja me San Marinon e zbehu disi punën që kishim bërë, por në përballjen me Finlandën në Helsinki treguam se mund ta kontrollonim lojën, të krijonim raste dhe të shënonim. Madje, edhe me një lojtar më pak, zhvilluam një paraqitje të mirë. Jam i bindur se mund ta bëjmë sërish atë që dimë dhe besoj se do ta tregojmë këtë nesër në fushë”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×