Orë shumë të nxehta edhe për Sharl de Keteleren, bisedimet për transferimin e të cilit pritet të mbyllen brenda 24/48 orëve.

Kuqezinjtë kanë paraqitur një ofertë të re prej 30 milionë eurosh plus bonuse dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë rritje të mëtejshme. “Merr ose lër”, është ky praktikisht mesazhi i kampionëve të Italisë për kolegët e Bryzhit.
Në klubin kuqezi ekziston një besim i madh dhe një akord, i cili mund të arrihet së shpejti. Konfirmimet mbërrijnë edhe nga Belgjika në lidhje me faktin se Milani po përgatitet të mbyllë marrëveshjen e Sharl de Keteleres.
Siç raportohet nga “Rtl Sport”, sot në qytetin e Bryzhit priten të zbarkojnë Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit, dhe Frederik Masara, drejtori sportiv.
Ata synojnë për të përfunduar marrëveshjen për blerjen e mesfushorit që mund të bëjë fantazistin, por edhe anësorin ofensiv.
Të dielën ai nuk luajti kundër Genkut në finalen e Superkupës të fituar nga skuadra e tij, teksa në fund të saj gëzoi me tifozët duke thirrur koret e tyre me megafon.

Sharl de Ketelere me mamanë
Trajneri i Bryzhit nuk konfirmoi bisedimet duke u mjaftuar me një “të shohim” kur u pyet mbi fatin e numrit 90 të skuadrës së tij.
SHPRESAT – Në klubin italian shpresojnë që të jetë vullneti i De Keteleres që do të bëjë diferencën duke detyruar Bryzhin ta shesë e të mos rezistojë më gjatë ofertës së Milanit që është edhe destinacioni i preferuar i fantazistit.
Thuhet se djaloshi vijon presionin te Bryzhi për të pranuar ofertën në mënyrë që të largohet drejt kampionëve të Italisë, ku do të duelojë me Brahim Diazin për rolin e titullar it si fantazist.
21-vjeçari ka vendosur dhe po bën gjithçka për kuqezinjtë, me të cilët ka edhe një akord për pesë vite kontratë me 2.5 milionë euro rrogë sezonale.
Te Milani ai do të ishte fantazisti i ri, rol ku do të alternohej me Diazin, teksa në karrierë ka luajtur në të gjitha pozicionet e mesfushës, por edhe si 9 fals.
JETA PRIVATE – I përshkruar si një djalë familjar, De Ketelere gjatë gjithë jetës së tij ka gërshetuar shkollën me sportin. Nota të mira paradite dhe shah, tenis, xhudo e futboll pasditeve.
Në fund zgjodhi topin i shtyrë edhe nga mamaja Isabel de Kuiper, me të cilën jeton që prej tetorit të vitit të kaluar së bashku me motrën dhe vëllain.
Nuk dihet nëse do të zhvendosen të gjithë në Milano në rast transferimi të Sharlit, i cili për nga stili kujton njëfarë Rikardo Kaka kur mbërriti te kuqezinjtë në verën e vitit 2003.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI
Loading…
and then