Mungon vetëm zyrtarizimi, por Gleison Bremer është futbollisti i ri i Juventusit me “Zonjën e Vjetër” që mposhtën konkurrencën e Interit.

Mbrojtësi brazilian ka mbërritur ditën e sotme në klinikën e bardhezinjve “J-Medical” për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore me skuadrën e tij të re.
25-vjeçari u prit nga tifozë të shumtë të Juventusit, të cilët dukeshin entuziast për blerjen e re.
Bremer ndërron fanellë, por jo qytet pasi vjen nga ekipi i Torinos për shifrën e 41 milionë eurove dhe 9 milionë euro bonuse.
Braziliani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Torino për të paktën deri më 30 qershor 2027 dhe do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.
Mbrëmjen e djeshme, 25-vjeçari zbarkoi në Torino pasi ishte i grumbulluar me ekipin “granata” në Austri ku ishte duke kryer dhe fazën përgatitore në prag të startit të sezonit të ri.
Në sezonin e kaluar, Gleison Bremer u aktivizua gjithsej në Serinë A në 33 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.
– Arena e Lajmit
Loading…
and then