Dhunon dhe bën për spital burrin e tezes, arrestohet 53-vjeçari në Gjirokastër

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ka dhunuar burrin e tezes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një 66-vjeçari (bashkëshorti i tezes së tij), i cili është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja”, në ngarkim të shtetasit J. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë një 66-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×