Asnjë gjë shqetësuese për Robin Gosensin që po shkon drejt rikuperimit.
Mbrojtësi që u largua në ndeshjen me Monakon pas një shqetësimi në kofshën e djathtë, frikësoi jo pak në Milano duke marrë parasysh historikun e tij të gjatë me dëmtimet, por pas ekzaminimeve të fundit, ka rezultuar vetëm një shqetësim muskulor, që e ka lejuar gjermanin të rikthehet në stërvitjen e personalizuar ditën e djeshme.
Tekniku Inzagi tashmë mund të buzëqeshë duke parë rikthimin e shpjet në grup të gjermanit që do të zëvendësojë Perisiç në krahun e majtë të mesfushës gjatë këtij sezoni.
Arena e Lajmit

Loading…