Aksione antidroge në Greqi, arrestohen dy shqiptarë, iu gjetën në banesa sasi të mëdha marijuane

13122022dia001

Dy operacione antidroge u zhvilluan në Athinë, ku u sekuestruan mbi 82.5 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë dy shqiptarë. Policia greke gjatë kontrolleve në banesën e një prej shqiptarëve, (46 vjeç) në qendër të Athinës u gjetën 61 pako që përmbanin 54 kg 410 gram marijuanë, 1 peshore dhe 2 celularë.

Ndërkohë në Nikea, në banesën e një shqiptari 36 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 5 pako që përmbanin 28 kg 110 gram marijuanë, 1 peshore dhe 1 telefon celular. Ndërkohë që gjatë kontrollit në një banesë të dytë të tij në Nikea i’u gjeten dhe sekuestruan 10 gram marijuanë.

Prej fillimit të shtatorit në Greqi janë kapur rreth 845 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe janë arrestuar disa shtetas shqiptarë. Ndërsa 6 muajt e fundit në Greqi janë kapur rreth 1.5 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×