ZYRTARE/ Juventusi prezanton lojtarin që ia rrëmbeu nga duart Interit

Gleison Bremer është një futbollist i Juventusit. Mbrojtësi brazilian, i cili deri dje dukej se do të shkonte te Interi dhe kishte një akord me këtë skuadër, është zyrtarizuar sot pasdite nga bardhezinjtë të cilët i kanë bërë një ofertë më të mirë si Torinos, ashtu edhe vetë lojtarit.

c33429ee9ea41cfc7e47ae6a8c9cd5ca-98261-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Bardhezinjtë bënë të ditur në komunikatën e tyre për shtyp se Bremer u kishte kushtuar 41 milionë euro, të cilët do t’i paguante në tre këste, si dhe një bonus deri në 8 milionë euro në varësi të objektivave të arritur nga lojtari e klubi. Ndërkohë, u konfirmua se me mbrojtësin ishte nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027.

Bremer hyri në axhendën e bardhezinjve në momentin kur De Ligt kërkoi shitjen te Bajern Mynih. Sapo Juventusi shiti holandezin, u hodh në sulm për brazilianin i cili ishte pranë firmës me zikaltërit por ndërroi mendje në momentin kur mësoi për këtë ofertë të bardhezinjve. Dje u arrit akordi parimor mes palëve dhe sot, pas vizitave mjekësore, u bë edhe zyrtarizimi i transferimit të tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×