U nis drejt Interit dhe përfundoi te Roma, Alegri flet për Dibala: Është skuadra e duhur për të dhe ka Murinjon

Paulo Dibala i dha lamtumirën përfundimisht Juventusit vetëm 3 javë më parë, pas 7 viteve në radhët e bardhezinjve, një pjesë të madhe të të cilëve të kaluara në urdhrat e Maks Alegrit. Pikërisht ky i fundit ka dashur t’i japë një mesazh argjentinasit të cilin tashmë do ta ketë rival në kampionat.

alegri dibala

Sipas Alegrit, zgjedhja që bëri Dibala duke shkuar te Roma në vend të Interit, me të cilin ishte në bisedime prej kohësh, ka qenë e duhura pasi skuadra kryeqytetase është perfekte për lojën që bën “La Joya”.

“I uroj sa më shumë fat. Paulo i ka dhënë shumë Juventusit. Ai është një lojtar shumë teknik, shumë i aftë. Roma është skuadra e duhur për të pasi ka një lojtar që i nevojitet si Abrahm dhe ka Murinjon i cikli është shumë i aftë”, komentoi trajneri për “DAZN”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×