Bajerni i Mynihut ka arritur të fitojë në miqësoren ndaj DC Junajtid të Uejn Runit me rezultatin tenistik 2-6.
Protagonist i mbrëmjes ishte padiskutim blerja e bujshme e merkatos së verës për bavarezët, Matajs De Ligt.
Mbrojtësi holandez, ishte protagonist si pozitiv, por edhe negativ i sfidës.
Ish-futbollisti i Juventusit debutoi me fanellën e Bajernit me gol teksa realizoi golin e 0-4 në minutën e 47′ me anë të një goditje të menjëherëshme në zonë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe një spondi me kokë nga Tomas Myler dhe De Ligt ishte i saktë duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.
Protagonist negativ i ndeshjes ishte ku vetë 22-vjeçari holandez goditi me kokë topin në portën e tij duke e dërguar në traversë dhe më pas ishte Lehland, i cili shënoi golin e 1-5.
Gjithashtu De Lig u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 71′ me trajnerin Julian Nagelsman që e zëvendësoi në minutën e 74′.
Debutimi i tij zgjati vetëm 28 minuta sepse holandezi u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë.
– Arena e Lajmit

Loading…