I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, shtyhet sërish gjyqi për Arbër Paplekaj, ja arsyeja

Pjerin Xhuvani

Është shtyrë sërish procesi gjyqësor për çështjen e 21 prillit të vitit 2021, ku Arbër Papleka është i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

“BalkanWeb”, mëson se shtyrja e seancës ishte për shkak të kërkesës së prokurorisë për të marrë më shumë kohë në dispozicion për dhënien e mendimit lidhur me kërkesat paraprake të avokatëve të të pandehurve.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, më 21 prill 2021, në lagjen “5Maji”, në këtë qytet.

Përplasja mes grupeve ka nisur fillimisht me sharje, pastaj me konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e armëve, ku u vra Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×