Renato Sançes vijon të jetë një objektiv i Milanit pavarësisht se përfshirja e PSG-së si konkurrent i ka ulur shpresat për ta parë te kampionët e Italisë.
Sipas raportimeve të fundit nga ‘L’Equipe’, mesfushorit i është sosur durimi dhe duket se i ka dhënë ultimatum PSG-së dhe skuadrës së Lilës.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje mes dy palëve brenda 48 orëve, ai do t’i bashkohet “Djallit”.
Në fakt, italianët ishin shumë pranë finalizimit të marrëveshjes, por emërimi i Luis Kamposit si drejtor i parisienëve ndryshoi kartat.
PSG-ja ka arritur të ofrojë deri në 12 milionë euro, teksa Milani 15. Lila do të zgjidhte kuqezinjtë, por kryeqytetasit i ofrojnë më shumë lojtarit që me sa duket është lodhur duke pritur dhe mund të pranojë “Djallin” ku e pret një kontratë 4-vjeçare me 3.5-4 milionë euro në sezon.
Edhe Menja mezi pret, teksa në një postim i ka shkruar se ngjyra e kuqe i shkon shumë.
Arena e Lajmit

Loading…